Albanian

Perkthime

 

Gubbio është një ndër qytetet më të bukura mesjetare në Umbria në zonën e gjelbërt në qëndër të Italise, në Gubbio San Francisco takoi ujkun legjendar.

I vendosur rreth 500 metra lartësi , është në rrëzë të malit Ingino për afërsisht 900metra.

Nga viti 1981 një grup vullnetarësh Gubbianë është marrë me përgatitjet për atë që tashmë është e njohur si pema e Krishtlindjeve më e madhe në botë.

I shtrire në shpatet e malit Ingino që është sipër qytetit mesjetar te Gubbios, pema është e ndërtuar nga pjese ndricuese të tipeve të ndryshme, për të realizuar nje efekt kromatik absolutisht të vecantë dhe unik përbehet nga 300 pika të tjera ndricuese me ngjyrë jeshile përkufizojnë një formë të një peme Krishtlindjesh mbi 750 metra të lartë me trup qëndror të mbushur me mbi 400 drita të tjera shumëngjyrëshe dhe me një yll gjigand në majë me siperfaqe prej 1000 meter katror i dizenjuar me 250 pika të tjera ndricuese.

Eshtë një realizim që ka hyrë në të dhënat e librit Guinness që në vitin 1991 që qëndron i ndezur për gjithë periudhën e krishtlindjeve dhe fiket pas festes se Ujit të Bekuar.

Qindra e mijëra persona vijne cdo vit në Gubbio gjatë periudhës së Krishtlindjeve për të admiruar pemën .

 

 

Numrat

 

1981 realizimi i parë
1000 metër katror siperfaqja e yllit
250 dritat që dizenjojnë yllin
300 dritat që dizenjojnë formën në tërësi të pemës
400 dritat shumëngjyrëshe prezente në brendësi të pemës
7500 metër gjatesia totale e telave të përdorura për lidhjen
750 metër lartesia e pemës
450 metër gjeresia e pemës me bazën
1350 prizat e spinat e përdorura për lidhjen e telave dhe pikave të dritave
53 anëtarë të komisionit
7 anëtarë të bordit ekzekutiv
2100 orët e punës të nevojshme për montimin e pemës
35 kw te nevojshëm për ndezjen e të gjitha dritave
98 gazeta qe deri më sot kanë folur për ne, në të gjithë botën